Kerasan Prishtina e ka mposhtur Dritën e Gjilanit të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në ndeshjen e tretë të “play-out”-it.
Takimi ka përfunduar me rezultat 87:75, ndërsa rezultati në seri 2:1.
Në këtë mënyrë Kerasan Prishtina edhe në edicionin 2015/16 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa Drita do të vazhdoj të luaj në Ligën e Parë të Meshkujve.
Duhet theksuar se javë më parë një vend në elitën e basketbollit kosovar e ka siguruar edhe skuadra e Rahovecit.