Kerasan Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-out-it kundër Dritës së Gjilanit me rezultat 83:52. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta – Petrit” në Gjilan.
Nëse Kerasan Prishtina shënon dy fitore, atëherë kjo skuadër do të mbetet pjesë e elitës së basketbollit kosovar, ndërsa në rast se Drita e bën një gjë të tillë, atëherë gjilanasit do të bëhen sërish pjesë e Superligës.
Duhet theksuar se javë më parë Rahoveci pasi e ka mposhtur Dritën në finalen e play-off-it të Ligës së Parë të Meshkujve në seri 2:1 është bërë anëtari më i ri i elitës së basketbollit kosovar.