Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Klinikë e mirëseardhur në prag të fillimit të stinorit pranveror

  • Klinikë e mirëseardhur në prag të fillimit të stinorit pranveror
11 January 2017

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të martën në Prishtinë është mbajtur Klinika për gjyqtarët e Superligës së Kosovës nën patronazhin e programit FIBA SCOD.  

Klinika është  udhëhequr nga instruktori i FIBA-s,maqedonasi  Gjorgji Piperkov, ndërsa kanë marr pjesë 25 gjyqtarë nga elita e basketbollit kosovar.

Koordinatori teknik i FBK-së, Faton Kurshumlija ka thënë se Klinika ka qenë më se e mirëseardhur në prag të stinorit pranveror, ndërsa është ndarë i kënaqur edhe me testimet si dhe me testin fizik të kryer nga ana e gjyqtarëve të Superligës. Sipas Kurshumlijës e rëndësishme është se edhe instruktori Piperkov është ndarë shumë i kënaqur me punën e bërë nga gjyqtarët pjesëmarrës.

Gjyqtarëve u janë prezantuar temat rreth kriterit RSBQ, mekanika 3 gjyqtarë si dhe është bërë analiza e pjesës së parë të edicionit nëpërmjet klipeve të ndeshjeve të Superligës.

Njëherësh kjo ka qenë hera e parë që FBK në mes të dy pjesëve të edicionit ka organizuar testimet nga njohja e rregullave të basketbollit, si dhe testin fizik për të gjithë gjyqtarët e Superligës.  

Klinika është mbajtur në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, ndërsa mënjeherë pas përfundimit të Klinikës është organizuar testi fizik në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë.