Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Klinikë e mirëseardhur për trajnerë

  • Klinikë e mirëseardhur për trajnerë
  • Klinikë e mirëseardhur për trajnerë
  • Klinikë e mirëseardhur për trajnerë
  • Klinikë e mirëseardhur për trajnerë
21 July 2014

Të shtunën (19.07.2014) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë është mbajtur klinika për trajnerë në të cilën ka ligjëruar instruktori i FIBA-s si dhe trajneri i mirënjohur slloven, Dejan Mihevc. Ky i fundit ka ligjëruar në temat: “Metodologjia e ushtrimeve të elementeve teknike, nga ushtrimet e udhëheqjes me top, te ushtrimet në situata reaktive të prezantuara në ndryshimet me ‘crossover’” dhe “Projekte për të rinj të udhëhequra nga Federata e Basketbollit të Sllovenisë”.

Të pranishëm në klinikë ishin një numër i konsiderueshëm i trajnerëve (rreth 25 sosh) nga klube të ndryshme kosovare, të cilët u ndanë të kënaqur me gjithë atë që ligjëroi trajneri slloven për tre orë me radhë.

Vlen të theksohet se Mihevc ka qëndruar në vendin tonë për 9 ditë, ku e ka udhëhequr Kampin Veror për Rinj “Prishtina 2014” i dërguar nga FIBA në cilësinë e instruktorit, ndërsa me kërkesën e zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës ai ka pranuar me shumë dëshirë të mbajë edhe një klinikë për trajnerët kosovarë.