Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Klinikë e suksesshme për gjyqtarë dhe vëzhgues

  • Klinikë e suksesshme për gjyqtarë dhe vëzhgues
  • Klinikë e suksesshme për gjyqtarë dhe vëzhgues
  • Klinikë e suksesshme për gjyqtarë dhe vëzhgues
12 January 2015

Federata e Basketbollit e Kosovës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit organizoi klinikë për gjyqtarë dhe vëzhgues ku ligjërues ishte Damir Javor nga Sllovenia, gjyqtar i Euroligës.

Në klinikën ku morën pjesë mbi 60 gjyqtarë dhe vëzhgues u ligjërua për mekanikën e referimit të ndeshjeve me tre gjyqtarë, konsultimet para ndeshjes ose pre game conference dhe për kriterin në situata specifike në ndeshje.

Përveç klinikës, që u cilësua si shumë e suksesshme nga ana e SHGJFBK-së, Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë edhe ritestimin për gjyqtarë, të cilit nuk kishin kaluar ose nuk kishin marrë pjesë në testimin fizik ose teorik të mbajtur para fillimit të sezonit.

Testimin fizik dhe teorik e ka kaluar vetëm gjyqtari Albert Caka dhe SHGJFBK pritet ti rekomandojë Bordit të FBK-së inkuadrimin e këtij gjyqtari në listat e gjyqtarëve për pjesën e mbetur të sezonit.  

FBK me këtë edhe zyrtarisht ka falënderuar zyrtarët e FIBA-s për dërgimin e ligjëruesit Damir Javor në Kosovë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me FBK-në, në procesin e organizimit të seminareve për gjyqtarë.