22 October 2013
Informohen të gjithë gjyqtarët, vëzhguesit dhe trajnerët e Kosovës se me datën 23.10.2013, e Mërkurë, do të mbahet një klinikë obligative në ora 10.00.
Në orën e parë të klinikës do të ligjerojë Shay Striks, ku do të jenë së bashku gjyqtarët, vëzhguesit dhe trajnerët.
Prej ores 11.00 për gjyqtarë e vëzhgues do të ligjerojnë Giorgi Piperkov dhe Zoran Sutulovic.
Ndërsa për trajnerët do të ligjerojë Borisav Kurtovic.
Për vendin e organizimit të klinikës do të informoheni paraprakisht në web faqen tonë zyrtare.