Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Klubet e Ligës së Parë po bëhen gati

  • Klubet e Ligës së Parë po bëhen gati
  • Klubet e Ligës së Parë po bëhen gati
4 September 2014

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu dhe sekretari i përgjithshëm Leart Hoxha, pritën në takim përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll.

Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e shumicës së klubeve të kësaj lige, të cilët pasqyruan situatën aktuale dhe diskutuan për përgatitjet për sezonin e ri.

Siç dihet, sivjet FBK-ja do të bartë të gjitha shpeznimet për persona zyrtarë në Ligë ne Parë, ku sivjet do të garojë numër rekord i ekipeve.

Në takim, zyrtarët e klubeve të Ligës së Parë u zotuan se deri më datën 10 shtator në ora 16:00, kur do të kryejnë të gjitha obligimet ndaj FBK-së dhe do ti përmbahen akteve normative.

Pasi të kryhen obligimet, gjegjësisht, të licencohen klubet, atëherë bordi i FBK-së, në konsultim me klubet, do të vendosë se si do të bëhet ndarja e ekipeve në grupin I dhe II të Ligës së Parë.

Siç dihet sipas sistemit të garave për sezonin 2014/15, Liga e Parë do të jetë e ndarë në dy grupe (grupi I dhe II). Pas sezonit vjeshtor, tri ekipet e para të këtyre dy grupeve do të garojnë në Ligën e Parë A dhe do të luftojnë për plasman në ETC Superligë, kurse ekipet tjera do të garojnë në Ligën e Parë B, prej nga ekipet e fundit do të rangohen në Ligën e Dytë, që do të nis sezonin e ardhshëm.