Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

KOK-u nderon Mithat Belegun dhe Masar Nixhën

  • KOK-u nderon Mithat Belegun dhe Masar Nixhën
  • KOK-u nderon Mithat Belegun dhe Masar Nixhën
10 December 2018

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të dielën e ka festuar katër vjetorin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Gala mbrëmja është organizuar në hotel “Venus” në Prishtinë, ndërsa të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore si kryeministri Ramush Haradinaj, ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara, Ulrike Richardson, Viron Bezhani, president i Komitetit Olimpik Shqiptar, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, si dhe personalitete të tjera të larta nga sporti, kultura etj.

KOK-u me këtë rast ka nderuar me mirënjohje për vepër jetësore të gjithë ata që kanë kontribuar mbi 50-vjet në sport, e që kanë kaluar moshën 70-vjeçare, e në mesin e tyre ishin edhe Mithat Belegu dhe Masar Nixha, të propozuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Belegu deri në vitin 2017 ka qenë i vetmi gjyqtar ndërkombëtar i basketbollit me thirrje të FIBA-s, të cilën e kishte fituar në vitin 1978. Belegu ka qenë Komesar i Garave në FBK në periudhën 2006-2008.

Belegu ka dhënë kontribut të madh në afirmimin e sportit të basketbollit në vend, rajon e më gjerë. Ai pasluftës ka kontribuar në FBK duke qenë pjesë e organizmave të ndryshëm.

Ndërkaq Masar Nixha, ish-basketbollist, ish-trajner dhe profesor i basketbollit, para dhe pasluftës ka dhënë kontribut të çmueshëm në avancimin e basketbollit kosovar, në veçanti duke prodhuar kuadro të ndryshëm të basketbollit, qofshin ata basketbollistë apo edhe trajner.

Nixha ka qenë pjesë e organizmave të ndryshëm të FBK-së, duke përfshirë këtu edhe Këshillin Profesional, organ ky që është përgjegjës për dhënien e ideve dhe propozimeve për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithësi.