Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kombëtarja sonte niset për në Estoni

  • Kombëtarja sonte niset për në Estoni
4 August 2016

 

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do të niset për në Tallinn ku më 6 dhe 7 gusht do të zhvillojë ndeshje miqësore me Estoninë.

Dhe kjo do të jetë sprova e parë për të përzgjedhurit e Arben Krasniqit, të cilët janë në vlugun e përgatitjeve për kualifikimet për Eurobasket 2017.

Pas kthimit nga Tallinn-i, Kombëtarja do të qëndroj për pak kohë në Prishtinë dhe më pas do të udhëtojë për në Como të Italisë ku brenda gjashtë ditëve do të luaj 5 ndeshje miqësore me skuadra të kolegjeve amerikane.

Krejt në fund ekipi përfaqësues i Kosovës do të zhvilloj edhe dy miqësore të tjera, njërën me Qipron dhe tjetrën me Katarin, që të dyja këto në Qipro.

Ndërkaq Kosova do të bëjë gara në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kombëtarja jonë do ta luaj si mysafire në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi ka thënë se i ka zgjedhur kundërshtarët e vështirë në miqësore për faktin se i tillë është edhe grupi ku do të bëjë gara Kombëtarja jonë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Ne do të luajmë kundër Ukrainës, Sllovenisë dhe Bullgarisë në kualifikime për Eurobasket 2017 dhe të gjitha këto janë skuadra me përvojë në gara të tilla, por edhe të forta në aspektin ekipor. Kjo edhe ka qenë arsyeja që ne kemi vendosur të luajmë miqësore me Estoninë, Qipron, Katarin, por edhe me kolegje të Amerikës, sepse vetëm kështu mund të dimë ku jemi saktësisht në aspektin e zhvillimit të skuadrës”.