Kombëtarja e Kosovës, të mërkurën më 10 gusht niset për në Itali ku do të zhvillojë pesë ndeshe miqësore në periudhë prej shtatë ditësh.
Përzgjedhësi Arben Krasniqi për këtë udhëtim ka ftuar këta lojtarë: Scott Bamforth, Mirza Ahmetbasic, Leonard Mekaj, Dardan Berisha, Edmond Azemi, Gazmend Sinani, Alban Veseli, Granit Rugova, Fisnik Rugova, Yll Kacaniku, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi dhe Justin Doellman.
Fundori Jaren Sina nuk do të jetë pjesë e ekipit në këtë udhëtim për shkak të obligimeve ndaj kolegjit të tij, gjegjësisht ndeshjeve para sezonale që kolegji do ti zhvillojë në Japoni.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilojë ndeshjet sipas këtij orari:
11 gusht Kosova vs Cedarville State
12 gusht Kosova vs Mississippi State
13 gusht Kosova vs University of Missouri
16 gusht Kosova vs Kansas State
17 gusht Kosova vs Athletes in Action
Ndeshjet miqësore në Itali përbëjnë fazën e parafundit të përgatitjeve të kombëtares së Kosovës para miqësoreve me Qipron dhe Katarin që zhvillohen në Qipro disa ditë para fillimit të kualifikimeve për Eurobasket 2017.