Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Komisioni Disiplinor dënon KB Besën

  • Komisioni Disiplinor dënon KB Besën
10 June 2015

Komisioni Disiplinor i Federartës së basketbollit të Kosovës në përbërjë Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica, ka vendosur që KB besa nga Peja të përjashtohet nga garat për sezonin 2014/15 dhe sezonin 2015/16.

Komisioni po ashtu ka vendosur që të gjitha ndeshjet e KB Besa që nga xhiroja XXII e ETC Superligës të regjistrohen me rezultat zyrtar 0:2 në të mirë të kundërshtarëve të Besës.

Komisioni këto vendime i miratoi pasi konstatoi se KB Besa ka bërë falsifikime të fletëpagesave për obligime ndaj FBK-së. Falsifikimin e fletëpageasve që i janë dërguar FBK-së nga KB Besa e ka konfirmuar edhe banka TEB.

Rrjedhimisht Komisioni Disiplinor ka konstatuar se pagesa të ndryshme për licencim të lojtarëve dhe gabime teknike kanë qenë jo valide dhe duke vepruar sipas Rregullores së Garave ka shqiptuar edhe dënimet përkatëse nga KB Besa.

Vendimin e plotë të KD mund ta gjeni në ueb faqen zyrtare të FBK-së: www.basketbolli.com, në këtë link: Vendimi i Komisionit Disiplinor për rastin e KB Besa