Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Komunikatë për media, nga takimi FBK-FIBA

  • Komunikatë për media, nga takimi FBK-FIBA
19 February 2014

Sipas paralajmërimit, sot delegacioni i Federatës së Basketbollit të Kosovës në përbërje z. Erolld Belegu, Kryetar, z. Arben Fetahu, Anëtar i Bordit dhe z. Jeton Nixha, Sekretar i Përgjithshem, u prit sot në selinë e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Amator (FIBA) nga z. Lubomir Kotleba, Drejtor Sportiv i FIBA-s dhe i Deleguar Special i Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s për Kosovë dhe z. Benjamin Cohen, Drejtor i Zyrës Ligjore të FIBA-s.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet në basketbollin kosovar, përkrahjen nga FIBA në përpilimin e strategjisë për avancimin e basketbollit dhe mbi temën kyce të këtij takimi - pranimin e FBK-së në FIBA. Diskutimet u zhvilluan mbi bazën e dokumenteve të përpiluara nga Bordi i FBK-së, në të cilin FBK argumenton mbi plotësimin e kushteve statutore për pranim në FIBA, përfshirë parakushtin themelor, atë të njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

z. Lubomir Kotleba, duke komplimentuar FBK-në për cilesinë e dokumenteve të parashtruara në FIBA, tha se nga këndvështrimi teknik dhe sportiv, do të thotë sa i përket cilësisë së basketbollit dhe progresit organizativ në FBK, Kosova rangohet në mesin 50-60 vendeve me basketbollin më të zhvilluar në botë. Ai potencoi se basketbolli, struktura dhe organizimi nuk përbëjnë problem për pranimin potencial në FIBA, përkundrazi ai vlerësoi që performanca e FBK-së është shumë më e mirë se sa në vitin 2008, por theksoi se problemi qëndron në bindjen e strukturave udhëheqëse të FIBA-së lidhur me njohjen ndërkombëtare të shtetesisë së Kosovës. Ai u shfaq i kënaqur me nivelin e basketbollit dhe organizimit që po shfaqin dy ekipet kosovare të përfaqësuara në Ligën Ballkanike.

z. Cohen e informoi delegacionin kosovar mbi hapat që duhet ndjekur për aplikimin formal të FBK-së për pranim të plotë në FIBA. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është paraqitja dhe mbrojtja e kërkesës formale para Komisionit të Anëtarësimit. Në këtë aspekt, FBK kërkoi që të jetë e pranishme gjatë paraqitjes dhe argumentimit të përmbushjes së kushteve formale dhe procedurale para këtij Komisioni, ide kjo me të cilën në parim u dakordua pala homologe nga FIBA.

Ndërkohë, FBK kërkoi nga FIBA ndihmë konkrete në disa fusha, përfshire përkrahjen në sajimin e strategjisë për zhvillimin e basketbollit në përgjithësi dhe për punën me të rinj në vecanti, zhvillimin e kapaciteteve të trenerëve dhe referëve vendore përmes seminareve, kampeve dhe klinikave, si dhe sigurimin e pajtueshmerisë së akteve nënligjore të FBK-së me normat ndërkombëtare. Për me tepër, palët u dakorduan që FBK t'ia parashtrojë FIBA-s kërkesën formale për pjesëmarrjen e trenerëve dhe referëve kosovare në kampet dhe trajnimet zyrtare të organizuara nga FIBA dhe për përkrahjen materiale të cilën kjo e fundit mund të ofrojë për gjeneratat e reja.