Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Komunikatë për opinion

  • Komunikatë për opinion
13 October 2014

Federata e Basketbollit e Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate dëshiron të sqarojë edhe një herë për të gjitha klubet se janë të obliguara të respektojnë procedurat e transferimit ndërkombëtar të lojtarëve.

Rregullorja për Regjistrim e Kalim të Lojtarëve (neni 47) qartazi definon mënyrën e transferimit dh e regjistrimit të lojtarëve të huaj në Kosovë si dhe dokumentet e afatet e nevojshme për regjistrimin e tyre në FBK.

Rrjedhimisht, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se KB Peja më datë 09.10.2014 ka dërguar një shkresë ku kërkon regjistrimin e dy lojtarëve të huaj: Radomir Marojevic (MNE) Jan Mocnik (SLO).

Shkresa e KB Peja nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm që të aplikohet për fletë lëshim (LoC) për këta dy lojtarë.

KB Peja një ditë më vonë të premten ka dërguar disa prej dokumenteve, edhe pse jo të plota, për këto dy lojtarë.

FBK ka aplikuar menjëherë të premten për fletë lëshime për dy lojtarët në fjalë dhe fletë lëshimet nga FIBA nuk kanë ardhur akoma në adresë të FBK-së.

Lojtarët e lartë përmendur nuk kanë të drejtë të paraqiten në ndeshjet e KB Peja përderisa për ta nuk jepen fletë lëshimet dhe nuk regjistrohen në FBK.

Po ashtu dëshirojmë të demantojmë pohimet e KB Peja të publikuara në disa media dhe në facebook se kinse FBK ka marrë vendim që të mos lejojë këta lojtarë 20 minuta para fillimit të ndeshjes ndërmjet KB Sigal Prishtina dhe KB Peja. Në fakt FBK ka pritur për fletë lëshime deri në minutat e fundit që nëse eventualisht mbërrijnë fletë lëshimet, lojtarët të mund të luajnë.

FBK nuk ka marrë vendim për atë ndeshje dhe për asnjë ndeshje tjetër në mënyrë të veçantë. FBK ka miratuar Propozicionet e Garave, Rregulloren për Regjistrim e Kalim të Lojtarëve dhe aktet tjera normative nëpërmjet të cilave administron me garat dhe nga klubet detyrohen që tu përmbahen këtyre akteve normative.

Fakti që KB Peja dy ditë para ndeshjes, madje me dokumentacion jo të plotë ka aplikuar për regjistrimin e dy lojtarëve dhe nuk janë dhënë fletë lëshimet për ta, nuk është vendim i FBK-së dhe assesi nuk mund të interpretohet ndryshe.

Neglizhenca e KB administratës së KB Pejës, që nuk është në gjendje ti plotësojë dy formularë dhe ti skanojë dy pasaporta, nuk guxon të trajtohet si mangësi e FBK-së dhe nuk do të lejojmë që të dezinformohet dhe të mashtrohet opinioni, qoftë nga KB Peja qoftë nga ndonjë palë tjetër.

Duke kërkuar nga klubet që ti përmbahen rregulloreve dhe akteve tjera normative, sidomos sa i përket transfereve ndërkombëtare të lojtarëve që kanë edhe afate specifike,  iu kujtojmë anëtarëve tanë dhe opinionit se mbesim fuqishëm të përkushtuar edhe më tej për punë të drejtë me qëllim të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.