Sot një delegacion i Federatës së Basketbollit të Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i Federatës, z.Erolld Belegu, udhëtoi për në Gjenevë, ku do të pritet nga z. Lubomir Kotleba, Drejtor Sportiv i FIBA-së dhe i Deleguar Special i Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-së për Kosovën si dhe z. Benjamin Cohen, Udhëheqës i Zyres Ligjore të FIBA-së.
Delegacioni i FBK-së, në përbërjen e së cilës janë edhe z. Arben Fetahu, Anëtar i Bordit të FBK-së dhe z. Jeton Nixha, Sekretar i Pergjithshëm i FBK-së, do të diskutojnë me zyrtarët e lartë të FIBA-së mbi pranimin e FBK-së në FIBA dhe ndihmën potenciale që FIBA mund të ofrojë në drejtim të zhvillimit të basketbollit në Kosovë në përgjithësi në punë me gjenerata të reja në veçanti.
Takimi do të mbahet nesër, më 19 shkurt 2014, me fillim nga ora 11:30.