Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Konfirmohen 80 pjesëmarrësit e programit "Time Out", nga Kosova: Elvira Dushku dhe Ard Islami

  • Konfirmohen 80 pjesëmarrësit e programit "Time Out", nga Kosova: Elvira Dushku dhe Ard Islami
3 March 2017

FIBA Evropa e ka konfirmuar pjesëmarrjen e 80 talentëve të jashtëzakonshëm për projektin inovativ "Time-Out".

Projekti unik, që ka në shënjestër lojtarët që janë pensionuar së fundi nga basketbolli dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në sport jashtë fushës, përbëhet nga një listë impresive, me emra të nderuar, duke përfshirë këtu kampion olimpik, evropian dhe në nivel të klubeve.

Ndër emrat që spikasin në listën pjesëmarrëse janë Bostjan Nachbar, Ann Wauters, Jiiri Welsch, Maria Stepanova dhe Nevriye Yilmaz. 

"Kalibri i pjesëmarrëse e thekson madhësinë e këtij projekti, i cili është ndër më të rëndësishmit të cilin FIBA Evropa e ka ndërmarrë për të ndihmuar lojtarët pas përfundimit të karrierës së tyre aktive", ka komentuar drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

"Unë jam i bindur se pjesëmarrësit do të tregojnë të njëjtën aftësi dhe profesionalizëm për të përcaktuar karrierën e tyre, pasi ata tani do ta marrin një tjetër hap të madh në jetën e tyre", ka shtuar Novak.

"Time Out" është një projekt, i cili fokusohet në integrimin e lojtarëve që e kanë përfunduar karrierën aktive dhe tani duhet të futen në tregun e punës, duke treguar kështu rëndësinë e të menduarit në atë se çfarë i pret këtë njerëz në jetën që vjen pas sportit.

Ndërkaq Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në këtë program e ka propozuar Elvira Dushkun, ish-basketbolliste e Universitetit të Prishtinës, fituese e dhjetra trofeve në Kosovë, tani në rolin e ushtrueses së detyrës së Sekretares së Përgjithshme dhe Ard Islamin, ish-basketbollist i të gjitha gjeneratave të Prishtinës, si dhe së fundi ka luajtur për ekipin e RTV21. Islami është i punësuar në FBK në rolin e zyrtarit të financave.

Dushku dhe Islami i kanë kryer me sukses intervistat me zyrtarët e FIBA-s dhe i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga FIBA për këtë program, i cili do të filloj në muajin qershor dhe do të përfundoj në gusht të vitit të ardhshëm.

Me bashkë-financim nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Universitetin Northumbria në Newcastle, Britani të Madhe, pjesëmarrësit do të punojnë në drejtim të fitimit të diplomës master në administratë, duke filluar nga java e fundit e FIBA EuroBasket Women 2017 në Pragë (23-25 qershor) dhe për të përfunduar në gusht të vitit 2018 në Budapest të Hungarisë.