Bordi i FBK-së në mbledhje ne vet të radhës ka konfirmuar se pjesa e dytë e sezonit 2014/15 në ETC Superligën e Kosovës do të fillojë në fundjavën e 17/18 janarit.
Bordi njëherësh miratoi propozimin e Komesarit të Garave që mini afati kalimtar dimëror për klubet e ETC Superligës të jetë i hapur nga data 05 janar deri në 12 janar 2015 në ora 16:00.
Me këtë rast Bordi i FBK-së edhe një herë ua kujton klubeve se në rast se totali i transfereve të lojtarëve të huaj e kalon numrin 8 (tetë), aplikohen tarifa të veçanta për licencimin e tyre.
Në këtë mbledhje Bordi e cilësoi si shumë të suksesshëm zbatimin e Rregullores për Sistematizim dhe Licencim dhe zbatimin e saj, duke konstatuar se pikërisht si rezultat i zbatimit të kësaj rregulloreje, obligimet e klubeve ndaj FBK-së këtë sezon janë dukshëm më të vogla se sezoneve të kaluara. Po ashtu bordi falënderon klubet për rregullshmërinë e treguar deri më tani në gara dhe në raport me FBK-në dhe inkurajon klubet që të vazhdojnë të punojnë në këto drejtime.
Pikërisht duke dashur të mbrojë Rregulloren për Sistematizim dhe Licencim dhe qëllimin e miratimit të saj, Bordi i FBK-së me shumë keqardhje ka pranuar lajmin se KB Besa është përjashtuar nga garat në dy grup mosha. Bordi i FBK-së kërkon nga bordi i KB Besës që të organizohet më mirë në pjesën pranverore dhe të përfundojë sezonin së paku me kategoritë e juniorëve dhe seniorëve, për t’iu shmangur pasojave edhe më të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Njëkohësisht Bordi u bën thirrje të gjitha klubeve që të vazhdojnë tu kushtojnë vëmendje dhe rëndësi ekipeve të tyre të kategorive të reja.
Bordi po ashtu dha përkrahje ne vet të plotë për Kampin Përzgjedhës të Reprezentacionit të Kosovës dhe aktiviteteve që për bëhen për ndërkombëtarizimin e basketbollit të Kosovës.