Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Konkurs për wild card për ETC Superligë

  • Konkurs për wild card për ETC Superligë
24 September 2014

Prishtinë, 24.09.2014

 

Bordi i FBK-së, duke u bazuar në nenin 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim shpall

KONKURS

Për përmbushjen e një vendi vakant në ETC Superligën e Kosovës në Basketboll për sezonin 2014/15 nëpërmjet ëild cardit.

Kushtet për një klub për të konkurruar për ëild card, sipas nenit 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim janë:

 

1.Ta ketë garuar në sezonin 2013/14 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së.

2.Ta ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas

dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s.

3.Ta ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike për

mbajtjen e rezultatit të ndeshjes, kohës, kohës së aksionit (posedimit të topit) dhe gabimeve personale

sipas standardeve të FIBA-s.

4.Ta ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me

tabela dhe rrjeta sipas propozicioneve të FBK-së dhe rregullave të FIBA-s.

5.Ta ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe,

një zhveshtore për personat zyrtarë një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet dhe

6.Të ketë nën kontratë së paku 3 trajnerë të licencuar.

7.Të ketë në dispozicion së paku një person të autorizuar mjekësor.

8.Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar - komesar për siguri

9.Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK.

10.Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare.

11.Të ketë hapësirë për konferenca për shtyp dhe tu mundësojë gazetarëve punë komode në ndeshjet e

12.Të paguajë shumën prej 5,000.00€ në xhirollogarinë e FBK-së, që në rast të pranimit të kandidaturës do të zbërthehet sipas formulës: 1,500.00€ në emërt të kotizimit për edicionin 2014/15, 1,500€ depozit për sezonin 2014/15, 2,000.00€ pagesë e parimbursueshme për ëild card.

 

Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 25.09.2014 në ora 16:00

Afati për përmbushje të obligimeve për ëild card është deri më 26.09.2014, në ora 16:00