Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e katërmbëdhjeta

  • Kosova e katërmbëdhjeta
19 July 2015

Kosova pësoi humbje edhe në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet ne Hungari. Në ndeshjen e shtatë brenda dhjetë ditësh, reprezentacioni  i Kosovës nuk ishte fizikisht i gatshëm të përballet me Zvicrën. Që nga minutat e parë kur pas një serie 7:0, Zvicra krijoi epërsi 9:2, u pa se Kosova do të ketë probleme serioze në vazhdim. Në çerekun e parë Kosova pati 4 kërcime, kurse Zvicra 17 dhe e përfundoi këtë dhjetë minutësh me epërsi 25:18. Aty e tutje kthimi ishte shumë i vështirë, kurse seria 11:0 e Zvicrës në çerekun e tretë i mundësoi helvetikëve 20 pikë epërsi, të mjaftueshme për finish komod të ndeshjes. Zvicra fitoi 81:59 dhe morri vendin e 13-të në renditjen përfundimtare në këtë kampionat. Evropiani U20 përfundon me ceremoninë përmbyllëse që zhvillohet pas finales ndërmjet Suedisë dhe Finlandës që fillon në ora 20:15.