Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova krejt në fund pësoi disfatë nga Sllovakia

  • Kosova krejt në fund pësoi disfatë nga Sllovakia
19 July 2017

Përfaqësuesja A e Kosovës sot ka pësuar humbje nga Sllovakia në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Bratisllavë.

Takimi ka përfunduar me rezultat 75:73 (18:24, 24:14, 16:18, 17:17) në favor të ekipit nikoqir.

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një luftë e madhe në parket, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.

Fituesi i takimit u përcaktua në minutat e fundit, kur Sllovakia ia doli të kaloj në epërsi kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në përmbyllje të duelit dhe kështu iu revanshua Kosovës për humbjen e përjetuar një ditë më parë me shifrat 69:61.

Më të dalluarit në radhët e Përfaqësueses sonë ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Lis Shoshi me 16 dhe Alban Veseli me 12 pikë. Në anën tjetër te Sllovakia më efikasit ishin Andre Jones me 19 pikë, Mario Ihring me 11 dhe Richard Korner me 10 pikë.

Përfaqësuesja A sonte do të kthehet në Prishtinë, ndërsa të premten menjëherë do të udhëtoj për në Tiranë, ku të shtunën dhe të dielën do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova në parakualifikimet evropiane është pjesë e Grupit C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë.

Më 2 gusht, Kosova është nikoqire e Maqedonisë, kurse më 9 gusht është mysafire e Estonisë, ndërsa më 12 gusht po ashtu luan si mysafire ndaj Maqedonisë, kurse më 19 gusht e pret Estoninë.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si nikoqire do t’i luaj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.