Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova më e fortë se Shqipëria

  • Kosova më e fortë se Shqipëria
22 July 2017

Në ndeshjen e parë në Tiranë, kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj asaj të Shqipërisë me 8 pikë dallim 71:63. Kosova e filloi ndeshjen me seri 10:0 dhe në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej 9 pikësh 23:14, në saje të lojës efektive, kryesisht në trapez, gjë që është posaçërisht inkurajuese.
Çereku i dytë u përshkua me lojë të tensionuar dhe pas një incidenti midis Mike Moser dhe Dardan Berishës, gjyqtarët përjashtuan Dardan Berishën nga ndeshja.


Vendimi i gjyqtarëve, edhe pse ishte i gabuar, u respektua nga ekipi jonë.
Kosova mbante epërsinë e vazhdueshme deri kah mesi i çerekut të katërt kur kjo epërsi ra në vetëm një pikë dhe ate dy herë.
Sidoqoftë, pesë pikë të Granit Rugovës, një treshe e Erjon Kastratit dhe gjashtë pikë të Leonard Mekajt në minutat e fundit, i mundësuan Kosovës fitoren, në dukje të lehtë dhe finish të qetë të ndeshjes.
Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë me Shqipërinë në ora 19:00 në palestrën Feti Borova.
Kjo do të jetë miqësorja e fundit e Kosovës para fillimit të para kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, ku Kosova është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë.