Reprezentacioni i Kosovës më sukses e ka nsiur fazën e dytë të Kampionatit Evropian U20 Divizioni B. kosova shënoi fitore ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të Grupit G dhe tai ka dy fitore dhe një humbje në këtë grup.
Kosova në ndeshje me Rumaninë tregoi basketboll më të mirë që nga fillimi I ndeshjës edhe pse pas epërsisë 11 me 6 të krijuar pas 5 minuatve apti një rënie në lojë të shkkatuar nga dy topa të humbur dhe kjo bëri që cereku I parë të përfundojë 16 me 16.
Në cerekun e dytë Kosova pati një seri 9 me 0 dhe jo I mundësoi të shkëputet në epërsi që më pas doli të jetë vedimtare për epilogun e ndehsjes. Pjesa e parë përfundoi me 42:32 dhe instruktsionet e trajnerit Selmani ishin që të ruhet epërsia dhe të menaxhohet loja pa presion në pjesën e dytë.
Përderisa në cerekun e tretë, u humbën 5 topa për 8 minuta, djelmoshat tanë në cerekun e fundit të ndeshjes treguan basketboll shumë më cilësor se kundërshtarët dhe në fund ngadhnjyen me 12 pikë diferencë 81:69.
Samir Zekiqi shënoi 21 pikë ndonëse pa e marrë asnjë kërcim për 35 minuta, kurse Arian Memeti dhe Leomard Mekaj që luajtën nga 40 minuta secili patën double double secili – 15 pikë e 12 kërcime për Memetin dhe 20 pikë e 10 asistime për Mekajn.
Kosova në vazhdim I ka dy ditë të lira dhe më pas luan me Austrinë. Nga takimi me Austrinë dhe takimi I Austrisë me Portugainë varet nëse Kosova do të luajë për vend të nëntë, në njëmbëdhjetë ose të trembëdhjetë në evropian.