Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Humbje pa pasoja të mëdha

  • Humbje pa pasoja të mëdha
18 July 2015

Reprezentacioni U20 i Kosovës u mposht nga Austria në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të garave në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet ne Hungari. Kosova zhvilloi ndeshjen e vet më të dobët në këtë kampionat në sulm, duke mos shënuar asnjëherë nga 10 tentime për treshe dhe duke huq 6 nga 18 gjuajtjet e lira. Sidoqoftë, angazhimi në mbrojtje dhe mungesa e dy lojtarëve tek reprezentacioni austriak, bëri që Kosova të hyjë në minutën e fundit me mundësi për fitore. Megjithatë, saktësia e austriakëve dhe një top i pestë i humbur i Leonard Mekajt e pamundësuan të tentohet për kohë shtesë. Megjithatë, humbja 64:67  nuk e dëmton Kosovën në renditjen e grupit G. Kosova do të përfundojë e dyta në grup, në saje të kosh dallimit në duele direkte me Gjeorgjinë dhe me Austrinë. Kosova kështu nesër do të luajë  ndeshjen për vend të 11-të. Kundërshtar i Kosovës do të jetë Armenia.

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës U-20, Ilir Selmani ka deklaruar: “Mendoj se kemi dështuar në aspekte themelore të lojës. Në ofensivë kjo ka qenë ndeshja jonë më e dobët dhe për këtë nuk ka shpjegim racional, sepse mbrojtja e austriakëve nuk ishte e ndonjë niveli të lartë. Sidoqoftë, e mira është që nuk lëvizim nga vendi i dytë në tabelë dhe shpresoj që kundër Armenisë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për plasman do të fitojmë dhe do të përshëndetemi me nder nga kampionati”.