Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova mposhtet nga Estonia

  • Kosova mposhtet nga Estonia
6 August 2016

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Estonia në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën në Tallinn me rezultat 74:64 (15:22, 11:12, 22:16, 26:14).

Ndeshja ishte e barabartë deri në përfundim të cerekut të tretë, derisa në dhjetëminutëshin e fundit ishin nikoqirët ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu në fund shënuan fitore.

Megjithatë cereku i parë dhe i dytë i ka takuar Kosovës, basketbollistët e të cilës skuadër kanë dëshmuar lojë shumë të mirë, të udhëhequr nga treshja e pandalshme në këtë pjesë të lojës, Justin Doellman-Dardan Berisha-Jaren Sina. Po ashtu basketbollistët tanë në 20 minutat e para praktikuan mbrojtje shumë të fortë, duke e ndalur kundërshtarin në vetëm 26 pikë, ndërsa vetë i shënuan 34 sosh.

Në cerekun e tretë Kombëtarja jonë ndonëse startoi mirë në disa minutat e para, më pas Estonia këndellet dhe fillon të jetë më e vëmendshme në sulm, si dhe më e ashpër në fazën e mbrojtjes. Me të njëjtin ritëm nikoqirët vazhduan edhe në cerekun e katërt dhe kështu bën që fitorja t’u takoj atyre.

Duhet theksuar se përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi në këtë ndeshje u ka dhënë mundësinë pothuajse të gjithë basketbollistëve të paraqiten në parket në mënyrë që të shoh më për së afërmi formën e tyre, duke pas parasysh faktin se në dispozicion ai i ka 14 lojtarë dhe deri një javë para fillimit të kualifikimeve ai duhet të vendos për 12-shen përfundimtare.

Edhe një ditë më parë janë ballafaquar Estonia-Kosova, ndeshje kjo miqësore me dyer të mbyllura, ku edhe në këtë takim kanë triumfuar vendasit me shifrat 76:67.

Kombëtarja jonë pritet të kthehet të dielën në Kosovë, derisa prej 11 deri më 17 gusht do të qëndroj në Como të Italisë ku do të zhvilloj 5 ndeshje miqësore me kolegje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.