9 August 2019
Basketbollistët e Kosovës U16 kanë pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.
Dardanët e rinj kanë pësuar nga Polonia me rezultat 44:116.
Enes Huduti shënoi nëntë pikë dhe gjashtë kërcime.
Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta ketë ndaj Bullgarisë, të shtunën nga ora 16:00.
Synimi i Kosovës është të fitojnë përvojë në këtë Evropian.