Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky është lajmi më i rëndësishëm për Kosovën nga Sesioni i KON në Monako. Federata e Basketbollit e Kosovës përgëzon ministrin e sportit Memli Krasniqi, Presidentin e KOK-ut Besim Hasani dhe drejtuesit tjerë të KOK-ut për këtë arritje historike për sportin e Kosovës.
FBK premton angazhim të mëtejmë për ndërkombëtarizim të basketbollit pas këtij lajmi që besojmë se hapë rrugën tonë.