Sot në Munih të Gjermanisë është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në vitin 2017 në katër shtete, Finlandë, Turqi, Izrael dhe Rumani.
Përfaqësuesja e Kosovës do të garoj në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Kosova do të luftoj për dy vendet e para në grup që e dërgojnë në Kampionatin Evropian.
Ndeshjet do të zhvillohen prej 31 gusht deri më 17 shtator 2016 me sistem vajtje-ardhje dhe në tërësi Kosova do t'i luaj 6 ndeshje gjatë këtyre kualifikimeve.
Pas tërheqjes së shortit në Munih për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) janë deklaruar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Sllovenisë, Rasa Nesteroviq i cili ka thënë: "Grupi sigurisht nuk është i lehtë, por këtu nuk ka ndonjë filozofi të madhe, nëse dëshiron të shkosh në Evropian atëherë duhet të fitosh". Ai po ashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen e Kosovës për herë të parë në kualifikime të Evropianit: "Ballafaqimi në mes Kosovës dhe Sllovenisë në keto kualifikime do të jetë i ngjashëm si me kundërshtarët e tjerë. Ne synojmë që t'i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të shkojmë në Evropian, edhe pse e dimë se do të jetë vështirë, sepse këtu hyjnë shumë faktorë, si lëndimet, potenciali i kundërshtarëve e shumë të tjerë. Megjithatë ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të shkuar në Evropian".
Ndërkohë Eleonora Rangelova, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Bullgarisë ka deklaruar: "Kosova është afër Bullgarisë kështu që nuk do të jetë vështirë sa i përket udhëtimit. Nuk do të jetë lehtë për ne, unë pres atmosferë të zjarrtë, pres që palestra të jetë e stërmbushur dhe përfundimisht lojtarët tanë do të jenë në presion. Ne nuk duhet për asnjë cast ta nëncmojmë Kosovën, me traditën që e keni ju për basketoll. Si përfundim nuk jam shumë e lumtur që ju kemi për kundërshtarë".
Duhet theksuar se krahas shortit për kualifikime për Kampionatin Evropian në kategorinë e seniorëve është bërë edhe tërheqja e shortit për kategoritë e reja në të dyja konkurrencat.
Kosova do të merr pjesë me 5 Përfaqësuese të gjeneratave të reja, 3 te meshkujt dhe 2 te femrat:
Kosova U16 - Divizoni B do të zhvillohet prej 11 deri më 20 gusht në Sofje të Bullgarisë.