Përfaqësuesja U-20 e Kosovës pas humbjes së thellë nga Kroacia në hapje të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë, sot e kërkon fitoren e parë në këtë garë në përballje me Moldavinë.
Ballafaqimi Kosovë-Moldavi i takon Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B dhe do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 10:45.
Edhe Moldavia ka pësuar humbje të thellë të start të kësaj gare, ku është mposhtur bindshëm nga Irlanda me shifrat 103:65.