16 August 2019
Basketbollistët e Kosovës U16 (M) sot do të zhvillojnë ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.
Dardanët e rinj nga ora 13:45 do të ballafaqohen me Zvicrën, për vendet 21-24.
Evropiani në Podgoricë do të përfundojë më 17 gusht, ku do të zhvillohen takimet e fundit në këtë kampionat.
Synimi i basketbollistëve të Kosovës është të fitojnë përvojë në këtë Evropian, derisa kanë një fitore, atë ndaj Norvegjisë në grupe.