Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova sot e sfidon Ukrainën në Vilnius të Lituanisë

  • Kosova sot e sfidon Ukrainën në Vilnius të Lituanisë
14 September 2016

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 në terren neutral, në Vilnius të Lituanisë do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e pestë kualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili në vitin 2017 do të mbahet në Rumani, Finlandë, Izrael dhe Turqi.

Në takimin e parë të zhvilluar javë më parë në “Minatori” të Mitrovicës, që ishte edhe ndeshja e parë si nikoqire për Kosovën, ukrainasit patën triumfuar me rezultat 70:63. Në atë duel basketbollistët tanë patën treguar lojë të mirë deri në pesë minutat e fundit, atëherë kur doli në pah përvoja, por edhe mbrojtja më e mirë e mysafirëve.

Sidoqoftë në këtë ndeshje skuadra jonë ka udhëtuar për të dëshmuar lojë sa më të mirë dhe për t’u munduar maksimalisht për një rezultat pozitiv.

Në anën tjetër edhe për Ukrainën ky takim është shumë i rëndësishëm, për faktin se një fitore eventuale do t’i ofronte shumë ukrainasit pranë kualifikimit për Kampionatin Evropian.

Kosova së fundi është përballur me Slloveninë në Mitrovicë ku është mundur me shifrat 91:81, derisa i ka bërë ballë një skuadre të fortë siç ajo është sllovene deri në çerekun e fundit.

Duhet theksuar se ndeshjen e fundit kualifikuese për Eurobasket 2017, Kombëtarja jonë do ta luaj të shtunën në “Minatori” kundër Bullgarisë me fillim nga ora 20:00. Në duelin e parë të luaj një javë më parë në Botevgrad, Kosova edhe e pse e ka hapur mjaft mirë takimin në fund ishin bullgarët ata që ia dolën të triumfojnë.