Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova, sot përballë Kroacisë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B

  •  Kosova, sot përballë Kroacisë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B
14 July 2017

Të premten me fillim nga ora 14:45, Përfaqësuesja U-20 e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që nis më 14 dhe përfundon më 23 korrik në Oradea të Rumanisë.

Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë.

Ndërkaq ndeshjen e dytë në kuadër të grupit, Kosova U-20 do ta zhvilloj më 15 korrik me fillim nga ora 10:45 kundër Moldavisë, kurse një ditë më vonë do të përballet me Irlandën duke filluar nga ora 19:45, kurse më 18 korrik do të ballafaqohet me Hungarinë me fillim nga ora 13:00 dhe me 19 korrik nga ora 19:45 e ka për kundërshtare Portugalinë.

Basketbollistët që përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë: Muhamedali Janjeva, Rinor Peci, Egzon Kuci, Dardan Kapiti, Burim Zekiqi, Dion Haxhosaj, Mërgim Jakupi, Edmond Kryeziju, Bardhosh Kelmeni, Ilir Hasani, Gent Shala dhe Valon Bunjaku.