Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka përmbyllur fazën e grupeve pa asnjë humbje, si lidere e Grupit B në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që është duke u zhvilluar në San Marino.
Të martën Kosova ishte skuadër më e mirë se Moldavia të cilën e ka mposhtur me rezultat 116:58.
Ndërkaq në gjysmëfinale Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet me Azerbajxhanin. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:30. Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Andorra dhe San Marino duke filluar nga ora 17:00.