Basketbollistët e lindur në vitin 2002/03 (U-15) që janë pjesë e projektit të FIBA Evropës janë ftuar nga kryetrajneri Ibrahim Karabeg të shtunën dhe të dielën në stërvitje, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun në Stamboll të Turqisë, i cili do të zhvillohet prej 12 deri më 16 shkurt në Stamboll të Turqisë.
Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.
Prej 16 basketbollistëve të ftuar nga Karabeg, 12 prej tyre do të përzgjedhën për të marr pjesë në turneun në Stamboll.
Turneu në Stamboll, organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është udhëheqëse e projektit të FIBA Evropës për zhvillim të gjeneratave të reja, në të cilin marr pjesë edhe Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.
Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, ndërsa tani radha është e pjesëmarrjes së Kosovës në turneun në Stamboll, ku basketbollistët tanë do të kenë rastin t’i matin forcat me lojtarë të Galatarasay-it, Anadolu Efes-it, Fenerbahce-s etj.
Aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohet në Prishtinë në muajin prill, ku Kosova është nikoqire e turneut, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit.
Gjeni më poshtë orarin dhe listën e gjerë të Kosova U-15.
Orari:
E shtunë, 03.02.2018, 10:00-12:00 (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)
E diel, 04.02.2018, 12:00-14:00 (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)
Lista e gjerë:
1. Don Polloshka
2. Albin Berisha
3. Fisnik Kraki
4. Blend Mehana
5. Drilon Shala
6. Nart Jashari
7. Bledar Thaqi
8. Ari Karaxhiu
9. Shpat Mustafa
10. Adrian Kika
11. Genis Mati
12. Enis Morina
13. Renat Berisha
14. Drinor Gashi
15. Blert Osmani
16. Endrit Haxhijakupi