Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 mposhti Norvegjinë

  • Kosova U-16 mposhti Norvegjinë
  • Kosova U-16 mposhti Norvegjinë
12 August 2016

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës e ka mposhtur Norvegjinë në ndeshjen e dytë të Grupit C në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Pas disfatës ndaj Sllovenisë në ndeshjen e parë të kësaj gare, të përzgjedhurit e trajnerit Chris Dial të premten e kanë mundur Norvegjinë me rezultat 66:53 (12:7, 22:14, 12:18, 20:14).

Më efikasi te Përfaqësuesja jonë ishte Dardan Kapiti me 21 pikë, 15 kërcime e 2 asistime e 4 bllokada, kurse te kundërshtari me lojë të mirë u dallua Christoffer Heggelund me 12 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 3 topa të vjedhur.

Kosova të shtunën do ta luaj ndeshjen e tretë në kuadër të këtij Evropiani, ku do të ballafaqohet me Rumaninë me fillim nga ora 12:45.