Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 (Femrat) në Andorra për të dëshmuar basketboll sa më cilësor

  • Kosova U-16 (Femrat) në Andorra për të dëshmuar basketboll sa më cilësor
17 July 2016

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka udhëtuar për në Andorra ku prej 18 deri më 23 korrik do të bëjë gara në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi A së bashku me Uellsin dhe Maltën.

Përzgjedhësi i Kosovës U-16, Fidan Shatri është shprehur i kënaqur me punën e skuadrës dhe ka deklaruar se më këto vajza synojnë që në Andorra të fitojnë përvojë  dhe të lënë përshtypje sa më të mira si Përfaqësuese nga një shtet i ri:

“Dy muaj jemi përgatitur intensivisht me ekip dhe besoj se ia kemi dal me sukses ta realizojmë planin dhe programin e punës. Bëhet fjalë për një grup të vajzave të reja që e duan basketbollin dhe që ju është dhënë rasti të luftojnë që ta përfaqësojnë sa më mirë fanellën e Kosovës. Unë jam me të vërtetë i kënaqur me punën që e kanë bërë vajzat, sepse ato premtojnë shumë. Tani e kemi për detyrë që në Andorra të luajmë basketboll cilësor dhe të arrijmë të shënojmë disa fitore, që do të ishin një motivim i madh për këto basketbolliste të reja”.

Ndërkohë ditë më parë Përfaqësuesja U-18 e femrave e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian, Divizioni C që është mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë duke e zënë vendin e pestë.

Vashat tona në këtë aktivitet kanë shënuar dy fitore dhe dy humbje, ndërsa kanë qenë Përfaqësuesja e parë e femrave që kanë debutuar në gara të FIBA-s.