Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni C

  • Kosova U-16 në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni C
19 July 2016

Është dashur të zhvillohen pesë minuta shtesë në mënyrë që të përcaktohet fituesi ndërmjet Kosovës dhe Maltës në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në konkurrencën e femrave. Megjithatë në fund fitores iu gëzuan basketbollistet kosovare me rezultat të ngushtë 58:57  (12:8, 9:12, 15:11, 13:18, 9:8).

Fillimi i ndeshjes i takoi Maltës, por më pas këndellen basketbollistet kosovare dhe kështu këtë pjesë të lojës e mbyllin në favorin e tyre 12:8. Në çerekun e dytë u zhvillua një lojë më e baraspeshuar dhe kështu ekipet shkuan në pushim me shifrat 21:20 në të mirë të Kosovës. Në çerekun e tretë basketbollistet tona vazhduan me kontrollimin e lojës dhe kështu këtë pjesë të lojës e përmbyllën në favorin e tyre 15:11. Kur u mendua se me këtë tempo do të vazhdohet edhe në çerekun e katërt nuk ndodhi kjo, pasi Malta arrin të këndellet dhe dalëngadalë e zvogëloi epërsinë, për ta barazuar më pas rezultatin në 49:49 në sekondat e fundit të takimit.

Në pesë minutat shtesë Malta starton furishëm, derisa Kosova nuk arrin të shënoj, por më pas ndërrohen rolet basketbollistet e trajnerit Fidan Shatri shënojnë pikë të njëpasnjëshme për të marr epërsinë dhe gjithë lojën nën kontroll deri në përfundim të takimit.

Me këtë fitore Kosova e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni C dhe tashmë e pret fituesin e duelit në mes Gjeorgjisë dhe Andorrës.