Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve sot me fillim nga ora 12:45 do të përballet me Slloveninë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet prej 11 deri më 20 gusht në Sofje të Bullgarisë.
Në Grupin C krahas Kosovës dhe Sllovenisë do të bëjnë gara edhe Norvegjia, Rumania, Ukraina dhe Sllovenia. Kampionati Evropian U-16, Divizioni B numëron 24 skuadra, 4 grupe nga 6 ekipe.
Kosova U-16 një edicion më parë ka bërë gara në Divizionin C, ku u pati shpallur nënkampione në Kampionatin Evropian të zhvilluar në San Marino, ndërsa sivjet është duke marr pjesë në një nivel më lartë, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë.