Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-20 kthehet në Prishtinë për të vazhduar përgatitjet e përbashkëta

  • Kosova U-20 kthehet në Prishtinë për të vazhduar përgatitjet e përbashkëta
  • Kosova U-20 kthehet në Prishtinë për të vazhduar përgatitjet e përbashkëta
14 June 2015

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës pas qëndrimit 10 ditor në përgatitje të përbashkëta në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri është kthyer në Prishtinë, ku edhe është duke e vazhduar fazën tjetër përgatitore për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe që do të zhvillohet në muajin korrik në Hungari.

Kosova U-20 stërvitjet e paradites po i zhvillon në fitnes, kurse ato të pasdites në palestrën e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Ilir Selmani dhe ndihmëstrajnerit Ismet Ferati.

Selmani dhe Ferati për fazën e përgatitjeve në Prishtinë janë përcaktuar për 14 nga gjithsej 16 basketbollistë sa i kanë pasur në dispozicion në Vushtrri. “10 ditë sa kemi qëndruar së bashku në Vushtrri kemi kaluar shumë mirë. Basketbollistët e kanë dhënë maksimumin në çdo stërvitje, ndërsa është punuar me intensitet të lartë. Që nga dita e hënë do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion në Prishtinë, pasi Federata është përkujdesur për një gjë të tillë dhe ata nuk kanë nevojë që të udhëtojnë nga qytetet e tyre, por do të jenë të gjithë se bashku derisa të nisemi për në Evropian”, ka deklaruar Ferati.

Krahas stërvitjeve nga dy herë në ditë në Prishtinë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka planifikuar që t’i aranzhoj edhe disa ndeshje miqësore për Përfaqësuesen U-20 në mënyrë që trajnerët ta kenë një pasqyrë më të qartë para nisjes për në Hungari. “Ndeshjet kontrolluese janë shumë të mirëseardhura dhe ne besojmë se do t’i zhvillojmë disa të tilla para se të nisemi për në Evropian. Basketbollistët kanë nevojë për sa më shumë lojë së bashku në mënyrë që të komponohen sa më mirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo do të jetë paraqitja e parë zyrtare e kësaj Përfaqësuese në gara zyrtare të FIBA-s, andaj edhe po bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgatisim lojtarët si në aspektin fizik edhe në atë psikik”, ka shtuar Ferati.

Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun. Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.