Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka regjistruar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.
Pas humbjes nga Holanda në start të këtij eventi dhe fitores ndaj Shqipërisë, Kosova të dielën është mposhtur nga Britania e Madhe me rezultat 72:58 (11:13, 23:15, 16:14, 22:16).
Më efikasit te Përfaqësuesja jonë ishin Andi Shehu me 13 pikë e 8 kërcime dhe Blendi Kadusha me 10 pikë, 6 kërcime, 2 asistime e 2 topa të vjedhur.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta luaj të martën me fillim nga ora 18:45 kundër Greqisë, kurse një ditë më pas do të ballafaqohet me Irlandën duke filluar nga ora 14:15.