Basketbollistët e Kosovës U-20, te premten në konkurrencën e meshkujve do të zhvillojnë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Matosinhos/Portugali.
“Dardanët” nesër janë mysafirë të Maqedonisë U-20, në përballjen që zhvillohet në Mavrovë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegu për të parë nga afër formën e lojtarëve.
Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë filluar më parë stërvitjet në Prishtinë për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali.
Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.
Orari
12 korrik Estonia-Kosova
13 korrik Kosova-Holanda
14 korrik Armenia-Kosova
16 korrik Kosova-Gjeorgjia
17 korrik Kosova-Suedia