Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të mërkurën me fillim nga ora 19:45 do të përballet me Portugalinë në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B, që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë.
Kjo njëherësh është edhe ndeshja e fundit në kuadër të Grupit D, derisa Kosova në duelet e mëparshme është mposhtur nga Kroacia (100:42), pastaj ka triumfuar ndaj Moldavisë (102:46), derisa e ka mundur edhe Irlandën (76:69), si dhe së fundi ishte Hungaria, ajo e cila shënoi fitore ndaj Kosovës (80:55).