Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U15 stërvitje intensive për përgatitje për turneun ndërkombëtar në Prishtinë

  • Kosova U15 stërvitje intensive për përgatitje për turneun ndërkombëtar në Prishtinë
1 April 2018

Basketbollistët e Kosova U-15 prej ditës së hënë e deri të premten do të zhvillojnë stërvitje intensive në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun ndërkombëtar që do të organizohet prej 6 deri më 8 prill në Prishtinë në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Stërvitjet do të mbahen në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence”, aty ku edhe do të zhvillohet turneu.

Stërvitjet e të hënës do të mbahen prej orës 12:00 deri në 15:00.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit, pasi që kjo e fundit është edhe udhëheqëse e projektit.

Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.

Gjeni më poshtë listën e Kosova U15: