Përfaqësuesja U16 e Kosovës ka shënuar fitore kundër Zvicrës të martën në kuadër të Grupit D të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 83:73 (23:22, 19:15, 19:18, 22:20).
Kosova U16 ka regjistruar humbje në dy tri ndeshjet e para, kundër Republikës Çeke, Bosnje e Hercegovinës, Bjellorusisë, derisa së fundi e mposhti Zvicrën.
Përfaqësuesja jonë të mërkurën do të përballet me Ukrainën në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 11:00.
Duhet theksuar se Kosova U16 ka udhëtuar për në Sarajevë me tri ditë vonesë për shkak se Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës nuk e ka pajisur me viza delegacionin tonë dhe atë vetëm pas trysnisë së së madhe ka lëshuar pe dhe kështu djemtë tanë të premten në orët e vona janë nisur për në Sarajevë.