Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve sot nga 17:00 do të luajë ndaj Estonisë, që është ndeshja e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Portugali deri më 21 korrik.
Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Kosovën, megjithatë, synimi i djelmoshave kosovarë është të tregojnë paraqitje të mira në këtë Evropian.
Ndërkohë, Kosova U-18, në konkurrencën e femrave, pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, do të përballet me Bullgarinë nga ora 16:30, në luftë për pozitat 17-22. Evropiani po mbahet në Maqedoninë Veriore.
Ndeshja Estoni-Kosovë:
http://www.fiba.basketball/europe/u20b/2019/game/1207/Estonia-Kosovo
Ndeshja Kosovë-Bullgari
http://www.fiba.basketball/europe/u18bwomen/2019/game/1207/Kosovo-Bulgaria