Përfaqësuesja U-20 e Kosovës është mposhtur nga Bullgaria me shifrat 78:54 në ndeshjen e vet të parafundit në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.
Fituesi i këtij dueli nesër luan në ndeshjen për pozitat 17/18, kurse Kosova të dielën e zhvillon ndeshjen për pozitat 19/20.
Në një ndeshje që filloi me lojë të barabartë dhe rezultat të ngushtë, basketbollistët tanë e lëshuan lojën në aspektin fizik dhe psikik tërësisht në pjesë e dytë. Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 15:15, kurse pas dhjetëminutëshit të dytë, bullgarët patën epërsi prej 34:31, ndonëse Kosova disa herë udhëhoqi përgjatë pjesës së parë.
Në çerekun e tretë epërsia e kundërshtarit shkoi deri në 17 pikë dhe aty e tutje kthimi në lojë ishte i pa mundshëm për ekipin e Ilir Selmanit andaj edhe rezultati final në semafor shënonte 78:54.
Kosova të dielën takohet me Estoninë dhe fituesi i kësaj sfide përfundon në pozitën e 19-të, kurse humbësi në të 20-tën.