Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova – Ukraina, zhvillohet në “Minatori”

  • Kosova – Ukraina, zhvillohet në “Minatori”
  • Kosova – Ukraina, zhvillohet në “Minatori”
  • Kosova – Ukraina, zhvillohet në “Minatori”
  • Kosova – Ukraina, zhvillohet në “Minatori”
10 August 2016

 

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka kërkuar nga FIBA qët’i mundësohet ndryshimi i palestrës ku Kombëtarja e Kosovës i zhvillon ndeshjet si nikoqire.

Për shkak të vonesave të shumta në rinovimin e palestrës së vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë si pasojë e punës së ngadalshme të Departamentit të Sporteve të Kosovës (DSK), FBK është e detyruar që të zhvillojë ndeshjen e parë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, me të pranuar lejen nga FIBA për një gjë të tillë.

Zhvendosja në Mitrovicë shkakton edhe shpenzime shtesë për FBK-në, meqë akomodimi i ekipeve duhet të bëhet në Prishtinë.

FBK ka filluar të kontaktojë me personat kompetentë në Komunën e Mitrovicës dhe KB Trepça me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zhvillimin e ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Gjithashtu FBK apelon tek institucionet e vendit, në këtë rast tek MKRS dhe DSK që të fillojnë dhe të intensifikojnë punët rreth rinovimit të palestrës  në Prishtinë, pasi që kjo edhe ka qenë palestra, e cila është paralajmëruar në FIBA qysh në start.

Ndeshjen e parë si nikoqire në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Kosova do ta luaj më 3 shtator kundër Ukrainës.