Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Krump i kënaqur me punën e trajnerëve në Kursin Intensiv

  • Krump i kënaqur me punën e trajnerëve në Kursin Intensiv
  • Krump i kënaqur me punën e trajnerëve në Kursin Intensiv
  • Krump i kënaqur me punën e trajnerëve në Kursin Intensiv
  • Krump i kënaqur me punën e trajnerëve në Kursin Intensiv
4 March 2016

Ka përfunduar Kursi Intensiv për trajnerë të basketbollit, të cilin e ka udhëhequr instruktori i FIBA-s, slloveni Tone Krump.

Në këtë Kurs kanë marr pjesë rreth 30 trajnerë kosovarë, ndërsa ky aktivitet ka filluar më 24 shkurt dhe ka përfunduar më 3 mars. Kursi është mbajtur në Kolegjin ISP në lagjen Marigona Residence.

Organizatore e këtij kursi ishte Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTFBK).

Kursi Intensiv dhjetë ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

FBK kështu është bërë federata e parë sportive nga Kosova që ka fituar grant nga Solidariteti Olimpik dhe atë në një prej fushave më të ndjeshme, atë të ngritjes së kapacitetit të trajnerëve.

Kursi për trajnerë ka mundësuar që për herë të parë trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s. Certifikatat janë ndarë në ditët e fundit për trajnerët pjesëmarrës nga numri një i KOK-ut, Besim Hasani, nënkryetari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha dhe nga instruktori i FIBA-s, Tone Krump.

Në fund sekretari i Shoqatës së Trajnerëve, Fikret Shatri në shenjë falënderimi për gjithë punën që e ka bërë instruktori Krump përgjatë këtyre dhjetë ditëve e ka nderuar atë me një pllaketë.

 

Tone Krump, instruktor i FIBA-s: “Për mua ishte kënaqësi që për dhjetë ditë të jem pjesë e këtij Kursi në të cilin pata rastin të shoh trajnerë të rinj dhe të motivuar për punë. Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj FBK-në, KOK-un dhe Shoqatën e Trajnerëve për organizimin, i cili ishte për çdo lëvdatë. Mendoj se për këto 10 ditë të gjithë së bashku e kemi bërë një punë mjaft të mirë. E rëndësishme është se ka mbretëruar fryma pozitive dhe se ka pasur vullnet të madh për punë. Trajnerët vazhdimisht kanë qenë të interesuar të mësojnë sa më shumë dhe të nxjerrin maksimumin nga ky kurs. Për mua kjo do të thotë shumë dhe mendoj se është e rëndësishme edhe për vetë trajnerët pasi ata kështu kërkojnë të pasurojnë dijen e tyre me informata të reja rreth basketbollit. Pas këtij kursi trajnerët duhet të vazhdojnë edukimin personal të tyre. Duhet shumë punë për t’u bërë një trajner i suksesshëm dhe trajnerët duhet të jenë të vetëdijshëm për një gjë të tillë, e kur them kështu mendoj në atë se trajnerët duhet të sakrifikojnë dhe të investojnë shumë në vetvete. Ata duhet që vazhdimisht të jenë në rrjedha, nëpërmjet hulumtimeve në internet, nëpërmjet kurseve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Pra nuk përfundon asgjë me këtë kurs, pasi kjo është vetëm baza dhe ata duhet që nga këtu të nisen dhe të vazhdojnë të punojnë me ritëm edhe më të theksuar.

Arben Krasniqi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve: “Qëllimi kryesor i organizimit të këtij kursi ishte edukimi i trajnerëve. Në këtë kurs ne jemi përkushtuar në temat se si trajnerët duhet të fokusohen për të punuar me kategori të reja, më saktësisht me të rinjtë e moshës prej 9 deri 19 vjeç. Pra nëpërmjet këtij kursi ne jemi munduar që t’u japim një fotografi më të qartë trajnerëve se si duhet të mendojnë në organizimin e punës së tyre dhe në organizimin e planit dhe programit nëpër klubet ku ata punojnë. Në mesin e trajnerëve pjesëmarrës ka prej tyre që premtojnë shumë në të ardhmen, por vetëm duhet të vazhdojnë të punojnë, sepse basketbolli kërkon shumë punë dhe shumë angazhim”.