13 May 2016
Koordinatori teknik i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), njëherësh edhe gjyqtari me thirrje nacionale, Faton Kurshmlija më 13 dhe 14 maj do të marr pjesë në "FIBA Referee Instructor Programme" që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Që nga ky vit instruktorët nacional do t’i nënshtrohen procesit të licencimit me vendim të FIBA Evropës, ndërsa ky proces do të zgjas dy vjet.