Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 17 deri më 22 dhjetor 2017 do të organizojnë Kursin Intensiv për Trajnerë-Nivelin e Dytë.
Kursi do të mbahet në Kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë dhe fillon të dielën në orën 09:00.
Ligjërues në Kursin Intensiv për Trajnerë do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Anton Krump.
Kursi intensiv gjashtë-ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.
FBK dhe SHTBK krahas Programit të tyre për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve, do të vazhdojnë të punojnë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë siç janë KOK-u dhe Solidariteti Olimpik në mënyrë që të zhvillojnë trajnerët e tyre, e që është ndër prioritet kryesore të FBK-së, pra ngritja e kapacitetit të trajnerëve.
Kursi për trajnerë do të mundësojë që trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë.
Gjeni të bashkëngjitur listën e trajnerëve që do të ndjekin Kursin Intensiv për Trajnerë-Nivelin e Dytë.
Lista:
- Arbnore Perquku
- Arianit Morina
- Armend Mirena
- Arsim Berisha
- Artina Hasani
- Ramush Rushiti
- Donat Karaxha
- Driton Obwrtinca
- Driton Puka
- Egzon Uka
- Fidan Shatri
- Fikret Shatri
- Gentiana Ismaili
- Gyltekim Selimi
- Hasan Bytyqi
- Albert Sylejmani
- Ilmen Bajra
- Kimete Haliti
- Laurant Ibrahimi
- Lavdrim Mjaku
- Lorik Kllokoqi
- Pal Syla
- Diamant Shabani
- Virgjil Manxholli
- Egzon Fetiu
- Korab Maloku
- Dorant Hana
- Dion Pllana
- Taulant Dupa
- Somel Shaqiri
- Valon Tanushi