Peja sot e ka mposhtur Levski-n në Sofje të Bullgarisë me rezultat 90:66 (06:24, 22:20, 18:22, 20:24) në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit B të Ligës Ballkanike (BIBL). Prej fillimit e deri në fund të ndeshjes ishte skuadra kosovare ajo që dominoi karshi asaj bullgare, duke mos i lejuar kësaj të fundit që të shpresojë për asnjë moment në fitore.
Pas këtij triumfi Peja e ka marr kreun e Grupit B me 13 pikë të grumbulluara dhe me bilanc prej 6 fitore e 1 humbje.
Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Drilon Hajrizi me 25 pikë, Nenad Deliq me 18 pikë e 8 kërcime dhe Ronald Davis me 15 pikë, kurse te bullgarët më efikasit ishin Angel Peychinov me 14 pikë dhe Evgeni Hadzhirusev me 13 sosh.
Duhet theksuar se edhe në duelin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve në nëntor të vitit të kaluar fitore patën shënuar pejanët me rezultat 75:68.
Levski-Peja 66:90 (06:24, 22:20, 18:22, 20:24)
Palestra e sportit “Universiada” në Sofje.
Gjyqtarë: A. Zurapoviq, P. Denkovski, V. Sundiq.
Levsk 2014i: Peychinov 14, Slaveykov 7, Hadzhirusev 13, Doychinov 9, Minchev 2, Nikolov 4, Dimitrov 2, Avramov 1, Zahariev, Alipiev, Petkov 5, Ivkov 9.
Peja: Grapci 2, Deliq 18, Davis 15, S. Zekiqi 2, Burwell 14, Mekaj 3, Rugova 9, Hajdari 2, Hajrizi 25, B. Zekiqi.
Grupi B
Bashkimi-Lovcen Basket 95:61
Levski-Peja 66:90
Tabela
1. Peja 7 6 1 13
2. Bashkimi 8 5 3 13
3. Teodo 7 4 3 11
4. Levski 2014 7 2 5 9
5. Lovcen Basket 7 1 6 8