Shoqata e Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) në bashkëpunim me koordinatorin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshumlija e kanë organizuar testin teorik dhe atë praktik (bip –test) për 11 gjyqtarët fillestar. Testi teorik është mbajtur në lokalet e FBK-së të dielën me fillim nga ora 11:00, ndërkaq bib-testi është mbajtur në palestrën sportive në Obiliq. Më pas gjyqtarët fillestar e kanë ndarë drejtësinë në dy ndeshjet e organizuara për këtë qëllim.
Në fund gjithë gjyqtarët janë licencuar duke u pajisur me certifikat e thirrjes se gjyqtarit, të ndara nga koordinatori Faton Kurshumlija dhe sekretari i SHGJFBK-se, Alban Lumi, të cilët ishin edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e testimeve.